BE dhe NATO mblidhen për uraniumin në Kosovë – (9 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Çështja e efekteve të uraniumit të varfëruar në luftërat e Bosnjes dhe Kosovës, të njohur si sindroma e Ballkanit, kanë impenjuar sot Bashkimin Europian dhe NATO-n. Duke filluar nga orët e para të mëngjesit, në Bruksel, ka nisur paralelisht mbledhjet në selitë e dy organizmave, Komiteti Politik dhe i Sigurimit të BE dhe mbledhja jo zyrtare e ekspertëve dhe ambasadorëve të NATO-s.
Sipas Suedisë, e cila mori më 1 Janar, kryesinë e radhës në Bashkimin Europian, synimi i mbledhjes është të dëgjojë mendimet dhe argumentet e secilës palë, para se të ndërmerret një iniciativë e mundshme në unanimitet nga shtetet anëtare. Nesër për këtë çështje do të diskutojë edhe grupi i kontaktit./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora