BE dhe SHBA heshtin për fitoren e Putin


BE dhe SHBA heshtin për fitoren e Putin

20:45 19/03/2018

Liderët perëndimorë e kanë bojkotuar në bllok presidentin rus Vladimir Putin. Krerët e vendeve europiane apo presidenti amerikan Donald Trump vendosën të qëndrojnë të heshtur e të mos jenë pjesë e festës së shefit të Kremlinit, marrëdhëniet me të cilin nuk janë në ditët më të mira.

Të vetmit që e kanë uruar shefin e Kremilnit për fitoren ne zgjedhje janë liderët e shteteve komunistë, si presidenti kinez Shi Xhinping edhe ky i sapo konfirmuar për një mandat të ri në krye të vendit, apo përfaqësuesit e partive ekstremiste.

Zgjedhjet e së dielës u vlerësuan si të administruara drejtë dhe të mbajtura në një klimë të mirë nga OSBE, ndonëse pati disa denoncime për manipulime. Por, OSBE theksoi mungesën e një gare të vërtetë, pasi Putin nuk kishte një rival të denjë.

65-vjeçari shpalli fitoren që natën e të dielës mes mijëra mbështetësve që festonin në sheshin e kuq të Moskës.

“Kjo për mua nënkupton se njerëzit e vlerësojnë atë që ne kemi bërë në rrethana shumë të vështira. E shoh si një shenjë besimi dhe shprese. Populli shpreson që ne të vazhdojmë të punojmë fortë dhe me po aq përgjegjshmëri. Na duhet unitet për të ecur para”. 

Vladimir Putin u zgjodh për të katërtën herë president i Rusisë. Mandatin e dytë radhazi e mori me mbi 76% të votave, mbështetje që nuk e ka arritur asnjë president i periudhës post-sovjetike.

Tv Klan






Të ngjashme