BE e shqetësuar për situatën në Maqedoni


BE e shqetësuar për situatën në Maqedoni

17:37 01/07/2016

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për situatën politike në Maqedoni. Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav deklaroi se nuk shihet ende progres sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend.

“Ka kaluar më shumë se një muaj që nga mbledhja e Kuvendit të Maqedonisë dhe për fat të keq nuk kemi parë progres sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend. Bashkimi Europian është i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Ne jemi të bashkuar në nevojën për ta mbajtur lidershipin në dialog të hapur. Partitë duhet të vazhdojnë në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme”

, tha Ambasadori Orav.

Diplomati europian theksoi se faktori ndërkombëtar mbetet i shqetësuar edhe sa i përket sfidave me të cilat përballet vazhdimisht Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë.

Ambasadori Orav i bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë, partive politike, që t’i japin mbështetje të fuqishme Prokurorisë Speciale gjatë realizimit të detyrës së saj, të përcaktuar me ligj./tvklan.al

 






Të ngjashme