BE i përgjigjet Trump pas kërcënimeve për luftë tregtare


BE i përgjigjet Trump pas kërcënimeve për luftë tregtare

23:45 29/01/2018

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të reagojë “shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme” ndaj çdo kërcënimi për luftë tregtare nga SHBA, pasi Donald Trump u shfaq duke kërcënuar për një luftë tregtare kundër kontinentit.

Duke folur pas goditjes së tarifave të reja “America First” për disa mallra të importuara, presidenti amerikan tha se kishte shumë probleme me politikën tregtare të Bashkimit Evropian dhe bëri të kuptohet se ai mund të ndërmarrë veprime të ngjashme kundër bllokut.

Por kur u pyetën për komentet e Trump të hënën, një zëdhënës i Komisionit Europian ktheu përgjigje, duke paralajmëruar se masat e kufizuara tregtare nga Shtetet e Bashkuara do të përballeshin me një reagim të fuqishëm nga Evropa.

“Për ne, politika tregtare nuk është një lojë zero, nuk ka të bëjë me fituesit dhe humbësit”, tha zëdhënësi në Bruksel.

“Ne këtu në Bashkimin Evropian besojmë se tregtia mund dhe duhet të sjellë rezultate të kënaqshme për të dyja palët.

Ne gjithashtu besojmë se ndërkohë që tregtia duhet të jetë e hapur dhe e ndershme duhet gjithashtu të jetë e bazuar në rregulla.

Bashkimi Europian është i gatshëm të reagojë me shpejtësi dhe në mënyrë të përshtatshme në rast se eksportet tona janë prekur nga ndonjë masë tregtare kufizuese nga Shtetet e Bashkuara”./tvklan.al 






Të ngjashme