BE letër politikanëve shqiptarë për ngjarjet në Tropojë – (30 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Presidenca e Bashkimit Europian, ka shprehur sot shqetësimin për ngjarjet e fundit në Shqipëri. Zgjedhja e dhunës, për realizimin e qëllimeve politike, përbën një zhvillim që preokupon BE, thekson deklarata e presidencës, së këtij institucioni, duke marrë shkas nga ngjarjet e dy ditëve më parë në Tropojë. Vullneti i shqiptarëve, për t’u integruar në BE, vazhdon deklarata, kërkon në radhë të parë vënien në zbatim të vlerave të përbashkëta themelore.
Mos nxisni dhunën dhe qetësoni situatën në Tropojë, u është drejtuar BE politikanëve shqiptarë. Edhe kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Doris Pack, ka thënë, se ne i quajmë të pranueshme zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe se autoritetet lokale duhet të fillojnë punën në të gjitha bashkitë e vendit. Gjithashtu Pack i bën thirrje opozitës të ketë më shumë rolin e një force konstruktive në Shqipëri./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj