BE, mbështetje për situatën në veri


BE, mbështetje për situatën në veri

12:50 11/01/2010

Bashkimi Europian ka konfirmuar sot mbështetjen për situatën në veri të Shqipërisë. Në konferencën për shtyp të mesditës, zëdhënësja Barbara Helfferich ka deklaruar se BE ka vënë në dispozicion që prej ditës së enjte mekanizmin civil europian që koordinon ndihmën jo vetëm për vendet anëtare, po edhe të treta, që ndodhen në situatë të vështirë.

“Ky mekanizëm i mbrojtjes civile është vënë në lëvizje shumë shpejt për të ndihmuar Shqipërinë kundër efekteve të përmbytjeve të mijëra banesave dhe hektarëve në veri të Shqipërisë. Kushtet e asistencës janë pranuar nga vende anëtare si Sllovenia dhe Austria, që kanë dhënë kontributin e tyre me gjeneratorë dhe grupe elektrogjene, që duhet të arrijnë sot në Shqipëri. Greqia ka propozuar ndihmën e saj me 29 zjarrfikës, që janë tashmë në Shqipëri, ku po ashtu janë dërguar edhe makina, varka me motor, pompa dhe grupet elektrogjene. Italia dhe Franca kanë parashikuar që të dërgojnë pompa dhe ilaçe. Ne falenderojmë vendet anëtare që janë treguar të gatshme për këtë ndihmë”, u shpreh zëdhënësja Helfferich,  duke thënë se kontribute të tjera janë të mirëpritura. 

Tv Klan






Të ngjashme