BE mbledh ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor – (18 Shtator 2000)


BE mbledh ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor – (18 Shtator 2000)

21:00 18/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministrat e Jashtëm të vendeve të bllokut perëndimor, ranë dakord që udhëheqësit e Bashkimit Europian, të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor, në 24 Nëntor në Zagreb në të parin takim të mbajtur ndonjëherë midis dy rajoneve. Ky takim politik do të simbolizojë rëndësinë e lidhjeve të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, thanë sot diplomatë të ndryshëm.

Ministrat e Jashtëm ranë dakord, që në këtë takim të parë të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia. Sipas tyre do të ftohen edhe përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova dhe opozita serbe. Diplomatët perëndimorë thanë, se ishte shumë e rëndësishme, që Bullgaria, Hungaria dhe Rumania, të informoheshin rreth përgatitjeve për këtë takim./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme