BE: Miratoni Kodin Zgjedhor!
Në një kohë kur socialistët kanë depozituar në Kuvend amendimet për Kodin Zgjedhor dhe opozita e ka cilësuar minim të Reformës Zgjedhore draftin e njëanshëm të maxhorancës vjen edhe reagimi i Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca kërkon nga klasa politike të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe finalizimi i tyre të bëhet në parlament.
“Reforma elektorale është e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të tregojnë përgjegjësi dhe të finalizojnë tani në parlament punën e mirë që është bërë në komisionin ad-hoc duke miratuar ndryshimet e nevojshme në kodin zgjedhor.”-
përfundon apeli i ambasadorit Soreca.
Tv Klan