BE: Mirëpresim Kosovën dhe Serbinë në Bruksel
“Vazhdojmë punën për normalizimin e marrëdhënieve”
Edhe Bashkimi Europian reagoi me një deklaratë të përmbajtur për marrëveshjen e firmosur në Uashington.
Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell, tha se “Brukseli e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”.
“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së”, tha Stano.
Tv Klan