BE në kërkim të vaksinës së Covid-19


BE në kërkim të vaksinës së Covid-19

09:20 18/06/2020

Komisioni Evropian paraqiti sot Strategjinë Evropiane për përshpejtimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19. Ky proces mund të kërkojë një periudhë kohore të parashikuar nga 12 deri në 18 muaj.

Për të mbledhur fonde për realizimin e kesaj vaksine, BE organizon një samit botëror më 27 Qershor. Komisioni Evropian ka mbledhur deri tani një fond prej afro 10 miliardë Eurosh për të arritur këtë qëllim, por sipas Presidentes së Komisionit nevojiten ende shumë më shumë para.

“Ekonomitë tona do të rifitojnë shpjetësinë e plotë, dhe jetët tona do t’i kthehen normalitetit vetëm kur të kemi një vaksinë efikase dhe të sigurtë kundër këtij virusi. Sot po propozojmë strategjinë evropiane për vaksinën. Në qendër të saj, veprimi i përbashkët në nivelin e BE-së do të mundësojë të gjitha vendet anëtare të rrisin mundësinë e gjetjes së një vaksine efikase, dhe për të siguruar numrin e duhur dhe me një çmim të mirë për qytetarët tanë”.

Gjatë javëve të fundit, Komisioni Evropian ka punuar bashkë me vendet anëtare dhe kompanitë farmaceutike për të ngritur një qasje të përbashkët dhe solidare evropiane.

BE premton shërndarjen e vaksinës në të gjitha vendet e botës, e sidomos në ato vende që nuk do ta kenë mundësinë e sigurimit dhe shpërndarjes së saj.

Klan Plus






Të ngjashme