BE ofron 20 milion € për zhvillimin e turizmit në 4 qytete të Shqipërisë
Ambasadorja për Shqipërinë në Bashkimin Evropian ka thënë se BE do mbështesë zhvillimin e sektorit të turizmit të Shqipërisë me një grant prej 20 milionë €.
Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Vlahutin tha se granti do i shkojë katër qyteteve të Shqipërisë: Korçës, Beratit, Fierit dhe Shkodrës.
Projekti i 4 pilotëve do të implementohet në trupat qeverisës të 4 qyteteve. Kreu i delegacionit të Be ka thënë se nëpërmjet shumës së parave, BE synon të përfitojë nga potenciali i turizmit në këto zona.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo dhe zv/kryeministri Niko Peleshi, ambasadorja e BE-së u takua me biznesmenë dhe administratorë lokalë të Korçës, për të diskutuar mënyra për të zgjeruar bashkëpunimin.
Gjatë takimit, Vlahutin prezantoi programin e radhës sfidues për Korçën të financuar nga BE./tvklan.al