BE paralajmëron Kosovën
Bashkimi Europian paralajmëron sërish Kosovën se nisma për të shfuqizuar Gjykatën Speciale është e gabuar dhe se do të ndikojë negativisht në procesin e afrimit me familjen europiane.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejtë të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza.
Ajo foli edhe për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Zhbërjen e Dhomave të Specializuara tha ajo se është nismë e gabuar, prandaj politikanët duhet të shikojnë interesat e popullin para atyre personale.
Apostolova ka deklaruar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ndikon shumë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
“Ne jemi miq të Kosovës dhe dëshirojmë që ndikimi ndërkombëtar të zvogëlohet dhe ju të merrni përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen. Nisma për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara është nismë e gabuar ndaj shpresoj që politikanët ta kuptojnë tani dhe jo kur te jete vonë. Dëshirojmë që Kosova të përparojë, ndaj ne kemi dhënë 100 milionë euro çdo vit për progresin tuaj.
Shfuqizimi i Speciales ka ndikim në rrugën evropian të Kosovës sepse prek detyrimet që liderët tuaj kane marrë vite më parë. Shfuqizimi i ligjit shkakton mosbesim ndaj lidershipit kosovar dhe ndikon ne sundimin e ligjit ne vend”.
Klan Plus