BE përshëndet vendimin për kufirin detar
Pisonero: Mirëpresim deklaratën e Shqipërisë dhe Greqisë
Bashkimi Europian ka përshëndetur mirëkuptimin e shprehur nga Shqipëria dhe Greqia që për çështjen e kufirit detar t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Anna Pisonero në një reagim në rrjetet sociale ka deklaruar se BE mirëpret deklarimin nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi kufirin detar.
Ajo thekson çështjet e lidhura me përcaktimin e kufijve është mirë që të adresohen përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë.
Tv Klan