BE: Po tentohet destabilizimi i Ballkanit


BE: Po tentohet destabilizimi i Ballkanit

23:15 10/03/2017

Situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi rus ne rajon ishin temat që zunë një vend të veçantë në axhendën e Samitit të 27 liderëve të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian. Për presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, Brukseli duhet të qëndrojë i vëmëndshëm ndaj ndikimeve të jashtme.

Donald Tusk (presidenti i Keshillit te Europes)

Është e qartë për të gjithë se faktorë të brendshëm e të jashtëm po tentojnë të destabilizojnë rajonin. Ne nuk jemi naivë, për këtë arsye liderët konfirmuan sot mbështetje pa ekuivok për vendet në Ballkanin Perëndimor dhe për prespektivën e tyre europiane, duke i kërkuar vendeve të rajonit që të zbatojnë reformat ekonomike dhe të integrimit

.

Ndryshe nga presidenti i Këshillit Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, zgjodhi të përmendë emra, duke thënë se Bashkimi Europian kërkon të përforcojë rolin e tij në Ballkan përballë influencës së Turqisë dhe Rusisë.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

Ne shohim që Rusia dhe Turqia kanë interesat e tyre në rajon dhe ne jemi edhe më të inkurajuar që të vazhdojmë me projektet tona në Ballkan. Është e rëndësishme të thuhet, se jo vetëm që kemi interes në rajon dhe duam që ai të përafrohet sa më shumë me BE-në, por puna e vërtetë duhet të bëhet nga vetë këto vende dhe ato duhet të bashkëpunojnë edhe për interesin e tyre të përbashkët ekonomik.

Sakaq Donald Tusk u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Këshillit të Europës, çka ngjalli zemërim e vendit të tij të lindjes, Polonisë, e cila kundërshtoi kandidaturën e tij.

Tv Klan






Të ngjashme