BE – Rusi bisedimet për Kosovën – (02 Qershor 1999)


BE – Rusi bisedimet për Kosovën – (02 Qershor 1999)

19:25 02/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është shtyrë për një afat të pacaktuar vizita e përbashkët në Beograd e të dërguarve të Bashkimit Europian dhe Rusisë, Ahtisari dhe Çernomërdi. Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike të cilave u referohet ATSH. Sipas këtyre burimeve theksohet se Çernomërdi dhe Ahtisari kanë dashur akoma kohë për të vazhduar bisëdimet e tyre rreth krizës në Kosovë.

Ndërkohë Kancelari Gjerman Gerhard Shrëder ka deklaruar se janë bërë përparime thelbësore për afrimin e qëndrimit të BE dhe Rusisë si dhe SHBA-së, lidhur me rrugët e dhënies fund të konfliktit në ish-Jugosllavi. Sipas Shrëderit është akoma herët të flitet për arritje.

Siç dihet vizita e Ahtisarit dhe Çernomërdit në Beograd u përcaktua dje në Bon gjatë takimit të tyre me nënsekrëtarin amerikan të shtetit, Bisedimet Çernomërdi – Ahtisari kanë rifilluar sot paradite./tvklan.al






Të ngjashme