BE: Shqipëria, të krijojë infrastrukturën për mbetjet
Komisioni Europian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.
Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende, me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.
“Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloreve të BE-së, duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të tyre në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme dhe ndërtimin e instalimeve të mbetjeve,”
shprehet KE-ja në përgjigjen për Televizionin Klan mbi kredibilitetin e importit të mbetjeve në Shqipëri.
Në këtë përgjigje, ekzekutivi europian nënvizon dukshëm dobësitë e Shqipërisë lidhur me kapacitetet për menaxhimin e mbetjeve, kur industritë riciklojnë vetëm 30% të mbetjeve të brendshme.
Në të thuhet se Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme, si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. Ditë më parë Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ktheu pas ligjin e miratuar në parlament vetëm me 63 votat e mazhorancës, PS dhe LSI.
Tv Klan