BE: Takimi Rama – Basha, rast i humbur


BE: Takimi Rama – Basha, rast i humbur

13:10 07/06/2016

Për Bashkimin Europian, takimi midis Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për Reformën e Drejtësisë ishte një rast i humbur. Brukseli pret që kontaktet dhe bisedimet për reformën të rifillojnë, pasi aprovimi i reformës së Gjyqësorit është kyç për qytetarët shqiptarë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Maja Koçijançiç – Zëdhënëse e KE -së : 

“Takimi i djeshëm midis Kryeministrit dhe liderit të opozitës ishte vërtet një rast i humbur. Qëndrimi ynë për reformën nuk ka ndryshuar. Ne duam që reformë të aprovohet. Ne shpresojmë që konkatet dhe bisdimet për këtë reformë të rifillojnë. Për ne është një reformë e rëndësishme dhe gjithçka që ka thënë Komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë mbetet e vlefshme”.

Pyetjes se nëse aprovimi i shpejtë i reformës apo aprovimi i një reforme që garanton për të gjitha palët pavarësinë e organeve të drejtësisë, Maja Koçijançiç i është përgjigjur:

Maja Koçijançiç – Zëdhënëse e KE-së : 

“Është e qartë, se drafti i përgatitur që do t’i paraqitet Parlamentit reflekton opinionin e Komisionit të Venecias dhe ekspertëve ndërkombëtarë dhe është tërësisht në përputhje me standartet europiane. Aprovimi i reformës kërkon votimin me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe kjo është arsyeja pse përfaqësuesja e lartë është shprehur në deklaratën e saj, se votimi i kësaj reforme është një përgjegjësi individuale e çdo deputeti. “

Sipas Komisionit Europian, politika shqiptare duhet t’i përmbahet afatit kohor për aprovimin e kësaj reforme, që përkon me muajin Korrik.

Tv Klan






Të ngjashme