BE: Të shpëtojmë ekonominë


BE: Të shpëtojmë ekonominë

22:38 20/04/2020

540 miliardë euro asistencë: Hapja të bëhet e koordinuar

Të enjten më 23 Prill, krerët e shteteve evropiane do të diskutojnë shpërndarjen e 540 miliardë eurove si asistencë për shëndetësinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në prag të kësaj mbledhje komisioneri evropian për Ekonominë Paolo Gentilioni llogarit minimalisht një shumë prej 1.5 trilionë euro që duhet për t’u përballuar kriza aktuale.

BE mund të shohë një rënie të paprecedent prej 7.5 përqind të PBB-së këtë vit. Në vitin 2009, gjatë krizës financiare globale, PBB në BE ra me vetëm 4.4 përqind.

Zyrtari i lartë evropian paralajmëron kancelaren Merkel për një rihapje të pakoordinuar të kufijve, e cila mund të kërcënojë Evropën e bashkuar.

“Nëse ka dallime të mëdha mes 27 shteteve anëtare në lidhje me rihapjen, atëherë Evropa mund të zhytet në një situatë shumë të vështirë. Në këtë moment duhet që kryesisht pajisjet mjekësore dhe mallrat themelore lëvizin shpejt nga një vend evropian në tjetrin”.

Paraprakisht shtetet e BE-se kanë rënë dakord për një rihapje të kufijve Shengen me 15 Maj, por kjo vendimmarrje mund të shtyhet në Shtator ose në muajin Mars të vitit të ardhshëm.

Gjithsesi ka shtete si Austria që mund të hapë këtë verë kufijtë e saj për të lejuar turistët nga Gjermania si dhe vendet e tjera. Presidenti cek Miloš Zeman propozoi sot që kufijtë Shengen të qëndrojnë të mbyllura të paktën për një vit.

Klan Plus






Të ngjashme