BE: Zgjedhjet në Bjellorusi, as të lira dhe as të drejta
“Mbështesim propozimin e Ramës që OSBE të negociojë”
Këshilli Europian në mbledhjen e posaçme të kësaj të mërkure ka diskutuar mbi situatën e krijuar në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale.
Këshilli doli me disa konkluzione mes të cilave mbështet dhe iniciativën e kryetarit të OSBE, kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ky i fundit shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar ai personalisht si kreu i OSBE-së, një dialog të hapur dhe konstruktiv mes opozitës dhe shumicës në këtë vend.
Në një deklaratë, edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka mbështetur propozimin e Ramës për ndërmjetësimin e OSBE për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.
Tv Klan