Bebe Rexha këshilla për ndjekësit: Këto kohë po bëhen më të ashpra për të gjithë, por…
Pak ditë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha reagoi ashpër ndaj njerëzve që nuk po i respektojnë masat për të parandaluar COVID-19.
Ajo përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale tha se duhet t’iu vijë trup njerëzve që nxitojnë për të shkuar në party në këto kohë, sepse kjo bëri që Los Angeles të shndërrohet në vatër të re të koronavirusit.
Bebe gjatë kësaj periudhë ka qenë gjithnjë e hapur, për sa i përket problemeve në të kaluarën me shëndetin e saj mendor.
30-vjeçarja së fundmi bëri një status në rrjetin social Twitter, duke dhënë disa këshilla për ndjekësit e saj se si të kenë kujdes me shëndetin mendor gjatë kësaj kohe.
These times are getting tougher for everyone because we can’t see the light. We must create our own light! Take walks, take 5 deep breaths, cook, read, talk to someone, workout, paint, make a goal list. Your Mental health is important! Also, Don’t forget to wear your masks!!
— Bebe Rexha (@BebeRexha) July 23, 2020
“Këto kohë po bëhen më të ashpra për të gjithë, sepse ne nuk mund ta shohim dritën. Ne duhet të krijojmë dritën tonë! Bëni shëtitje, merrni pesë herë frymë thellë, gatuani, lexoni, flisni me dikë, bëni stërvitje, pikturoni, bëni një listë qëllimesh. Shëndeti juaj mendor është i rëndësishëm! Gjithashtu, mos harroni të vini maskat tuaja!”, shkruan Bebe në postimin e saj. /tvklan.al