Bebe Rexha mbledh 100 mijë USD
Donacionet do të përdoren për të ndërtuar dy shtëpi në Bubq
Bebe Rexha ka arritur të mbledhë 100.000 dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Angazhimi i këngëtares me origjinë shqiptare, ka mobilizuar bashkëkombësit nga e gjithë bota, por edhe fansat e shumtë në numër të 30-vjeçares.
Këtë lajm, Bebe e bëri të ditur përmes llogarisë së saj personale në Instagram, ku siç shihet tregohet shuma monetare e grumbulluar për këtë rast. Kështu, ajo pohoi se tashmë paratë janë mbledhur, gjë që nënkupton se shumë shpejt mund të nisin punimet për ndërtimin e dy shtëpive të premtuara nga Bebe në fshatin Bubq.
Pak ditë pas tërmetit tragjik, këngëtarja me famë ndërkombëtare erdhi në Shqipëri për të parë vetë nga afër situatën e krijuar pas fatkeqësisë natyrore. Ajo deklaroi se donte të sigurohej që paratë të shkonin në destinacionin e duhur.
Klan Plus