Bebe Rexha merr çmim në MTV
Triumfon Taylor Swift me këngën më të mirë të vitit
I konsideruar si eventi më i madh i muzikës, MTV Video Music Awards 2019 mblodhi mbrëmë në New Jersey të Shteteve të Bashkuara artistët më të suksesshëm të vitit.
Ndonëse për herë të parë në këtë ceremoni, Ava Max ishte zëri që hapi mbrëmjen emadhe.
25-vjeçarja ishte e nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë”, çmim që u fitua nga Billie Eilish.
Ndryshe nga Ava, artistja tjetër shqiptare Bebe Rexha rrëmbeu çmimin për këngën më të mirë ritmike për “Call you mine”.
Ishte Taylor Swift ajo që u konsiderua si triumfuesja e mbrëmjes duke u vlerësuar për këngën më të mirë të vitit “You Need to Calm Down”.
E pasuar nga Ariana Grande që siguroi trofeun si artistja e vitit.
Për rreth 3 orë me radhë publiku pati mundësinë të shijonte jo vetëm ndarjen e çmimeve, por edhe performancat unike të artistëve.
Kënga e vitit-You Need to Calm Down, Taylor Swift
Artisti i vitit-Ariana Grande
Kënga e vitit-Old Town Road (Remix), Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus
Artisti më i mirë i ri-Billie Eilish
Bashkëpunimi më i mirë-Señorita, Shawn Mendes & Camila Cabello
Artisti i ri i vitit-Billie Eilish
Kënga pop më e mirë- Sucker, Jonas Brothers
Kënga hip hop më e mirë-Money, Cardi B
Kënga R&B më e mirë-“Waves,” Normani ft. 6lack
Kënga K-POP më e mire-“Boy With Luv,” BTS ft. Halsey
Kënga latine më e mirë-“Con Altura,” ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho
Kënga më e mirë ritmike-“Call You Mine,” The Chainsmokers ft. Bebe Rexha
Kënga më e mirë rock-“High Hopes,” Panic! At The Disco
Videoja më e mirë-“You Need to Calm Down,” Taylor Swift
Montazhi më i mirë–“Bad Guy,” Billie Eilish
Regjia më e mirë-“7 Rings,” John Richoux
Kënga e verës-Ariana Grande, Social House, “Boyfriend”
Tv Klan