Bebet në epruvetë, avantazhet dhe disavantazhet


Bebet në epruvetë, avantazhet dhe disavantazhet

Autori: Blendi Fevziu

23:58 08/02/2012

Fekondimi artificial ose in Vitro, që në latinisht do të thotë “xham”, është një mënyrë shumë e përhapur nëpër botë. Ky fekondim është bërë për herë të parë më 25 Korrik 1978 në Britaninë e Madhe.

Teknikat e sotme lejojnë që të zgjidhen rreth 75% e problemeve të sterilitetit te burrat apo gratë, në mënyrë që çiftet të kenë mundësi të kenë fëmij.  Sipas studimeve, diferencat mes fëmijëve të lindur normalisht dhe atyre in Vitro janë thuajse të parëndësishme, megjithëse te këta të fundit gjatë rritjes janë konstatuar probleme te veshkave dhe sistemit urinar.

Shumë çifte mbeten ende skeptikë dhe nuk marrin iniciativën për t’ju drejtuar kësaj forme të sjelljes në jetë të një fëmije, por të tjerë çifte ndihen entuziastë sepse tashmë kanë bërë realitet një ëndërr shumëvjeçare për të pasur një fëmij.

Debate janë hapur në disa vende sa i takon legjislacionit dhe mënyrës sesi ai duhet të jetë i orientuar drejt të drejtës së shëndetit riprodhues. Megjithatë në Shqipëri, që prej vitit 2003, legjislacioni e lejon konceptimin in Vitro.

Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e fekondimit in Vitro dhe përse kontestohet nga feja? Për të disktuar mbi fekondimin in Vitro në emisionin “Opinion” ishin të ftuar deputetja Mesila Doda, juristja Eni Çobani, gjinekologia Enrikeda Kroi, mjeku neonat Edi Tushe, gjinekologu Maks Gjoni dhe pastori Akil Pano./tvklan.al






Të ngjashme