Bebja ecën pak minuta pas lindjes
Një bebe e porsalindur është kthyer në sensacion në internet, teksa nisi të ecë disa minuta pas ardhjes në jetë.
“The Independent” tha se klipi i skenës surprizuese është ngarkuar në Facebook dhe ka çuditur njerëzit anekënd globit, duke u parë më shumë se 72 milionë herë, shpërndarë 1.6 milionë herë dhe marrë 339 000 reagime.
Bebja është lindur në Brazil dhe mamia nuk u besoi syve kur e shikoi tek ecte pak minuta pasi kishte lindur. “O Zot, vajza po ecën. O Zot!”, dëgjohet mamia.
Ndërsa një tjetër person në dhomë thotë: “Prit, le ta filmojmë këtë”.
Mamia më tej shpjegon se ajo po përpiqej ta lante kur e porsalindura u ngrit dhe nisi të ecë. Të gjithë janë të habitur nga forca e të porsalindurës.
“The Sun” tha se vajza erdhi në jetë në spitalin Santa Cruz në shtetin e Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit.
Zakonisht një bebe nis të ecë 10-12 muaj pas lindjes, dhe kurrsesi para se të nisë të ecë këmba-dorasi ose para se të mbajë kokën lart.
Veprimet e të porsalindurës kanë bërë që njerëzit ta quajnë “bebja mrekulli”./tvklan.al
https://www.facebook.com/arlete.arantes.94/videos/336828263402719/