Bebja lind me binjakun “parazit” të ngjitur pas trupit
Një djalë i vogël ka lindur me kokën dhe krahët e binjakut parazit të ngjitura nga mesi e poshtë.
Të dy të porsalindurit ndjanë të njëjtën mëlçi dhe një pjesë të madhe të gjakut, por kanë zemër dhe mushkëri ndara nga njëri – tjetri. Bebja, i cili ende nuk ka një emër, është i formuar plotësisht, ndërsa vëllai i tij i pazhvilluar nuk ka organe gjenitale dhe këmbë. Sipas“DailyMail”
mjekët besojnë se do të jenë të aftë që t’i ndajnë nga njëri - tjetrin, megjithatë operacioni pritet të jetë i rrezikshëm. Hemlata Singh, një 28 – vjeçare nga Rajasthan e Indisë, nuk kishte bërë asnjë eko gjatë shtatzënisë dhe planifikonte të lindte në shtëpi. Megjithatë, javën e shkuar, kur bebja e saj nuk arriti të dilte, ajo u dërgua me urgjencë në spital. Por ajo që shokoi mjekët që sollën në jetë beben ishin fakti se ky i fundit nuk ishte vetëm dhe kishte një binjak të pazhvilluar ngjitur pas trupit. Dr. Anurag Singh, profesor i Pediatrisë tha se ky ishte një rast tepër i rrallë i binjakëve parazitarë, megjithatë ai theksoi se është shpresëplotë se do të mund të kryejë operacionin për ndarjen e tyre./tvklan.al