Beckham “prish” planet e grupit, nuk do të ketë rikthim të grupit “Space Girls”
Victoria Beckham nuk pranon të bashkohet me grupin ‘Spice Girls’. Edhe pse pak javë më parë u përhapën thashetheme se grupi i vajzave do të bashkohet, ajo nuk do të jetë pjesë. Mëngjesin e sotëm ka thënë se nuk do të ketë një bashkim të paktën nga ana e saj.
“Nuk do të ndodhë, ishte e mrekullueshme për kohën, ne duhet të besojmë tek fuqia e vajzave dhe të vazhdojmë para.”
Edhe më herët kur grupi ka bërë festën e përvjetorit, Victoria Beckham nuk ka qenë e pranishme. Kjo tregon se stilistja nuk i ka mirë marrëdhëniet me pjesëtaret e tjera të grupit të cilat vazhdojnë të jenë ende mike. Akoma nuk dihet nëse grupi do të bashkohet dhe pa Victorian. Bekham tregon se do të vazhdojë karrierën e saj në fushën e modës dhe jo të muzikës.
Burimi: Klan Plus