Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti


Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

14:27 28/11/2019

Pasi vizitoi nga afër banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, zv/kryeministri në detyrë Begjet Pacolli ka vendosur të dhurojë se bashku me vëllezërit e tij 1 milion euro për rindërtimin zonave të dëmtuara.

Në rrjetet sociale ai shkruan se kjo situatë në Shqipëri kërkon solidaritet dhe mbështetje për rikthimin e qytetarëve në normalite dhe se ky donacion do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Ky akt i Pacollit është vlerësuar dhe nga kryeministri Rama që e ka falenderuar përmes rrjeteve sociale.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”. /

Tv Klan






Të ngjashme