Behlul dhe Bihter, bashkë në një serial të ri?
Historia e Behlulit dhe Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar” ka mbajtur miliona shikues para televizorit. Së fundmi, media turke ka raportuar mbi mundësinë që dyshja e famshme të bëhet bashkë sërish në një serial të ri.
Ekipi i produksionit të serialit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet se ka kontaktuar me Beren Saat. Aktorja mësohet se fillimisht ka kërkuar 130 000 lira turke për çdo seri. Më vonë, ata janë takuar edhe me Kivanç Tatlitug, i cili ka kërkuar 150 000 lira për seri.
Teksa ekipi i produksionit numëronte ditët për të nisur projektin, i cili për nga kasti i aktorëve do të ishte një ndër më ambiciozët e sezonit të ri, aktroja 33-vjeçare ka ndryshuar mendje.
“ Nuk mund të paguhem më pak se Kivanç. Kërkoj 160 000 lira dhe jo 130 000 lira për seri
Por, kërkesa e aktores deri më tani nuk është miratuar nga ekipi i produksionit, i cili sipas raportimeve ka nisur kontaktet me të tjera aktore.
“ Dashuri e Ndaluar
Në javët e ardhshme pritet të vendoset përfundimisht nëse do t’i shikojmë sërish bashkë Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug. /tvklan.al