Bëhu “deputet” për dy ditë


Bëhu “deputet” për dy ditë

12:57 28/11/2016

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert e sallës së seancave plenare për cilindo qytetar te interesuar.

Përmes një njoftimi për shtyp janë njoftuar edhe oraret kur qytetarët mund të shohin nga afër sallën e njohur për çdo shqiptar, aty ku diskutohen e miratohen ligjet, por ku shpesh shihen dhe skena te pakëndshme nga politikanet tanë.

Të sfiduar nga moti me reshje të vazhdueshme në këtë ditë feste, ishin të paktë qytetarët që zgjodhën të vizitonin paraditen e sotme sallën e seancave parlamentare.

Kjo salle do të jetë e hapur për qytetarët edhe pasditen e nesërme, nga ora 17:00 deri më 21:00./tvklan.al






Të ngjashme