Bëj orgji sataniste
Këtë të martë në emisionin “Ditë për Ditë” në Tv Klan, i ftuar ishte dhe aktori i teatrit, por dhe i humorit, Aleks Seitaj, i cili foli hapur për karrierën dhe jetën e tij.
Ai njihet për rolet e tij, por dhe për sarkazmat që bën herë pas here nepër intervista dhe pikërisht pyetjes së moderatores Alba Çobaj se cili ishte thashethemi më i keq që kishte dëgjuar për veten, ai iu pergjigj: “Se bëj orgji sataniste”!
Mes të qeshurave që përgjigja e tij shkaktoi menjëherë, ai tha se nuk janë sataniste, gjë që ngjalli dhe më shumë të qeshura në panel. Megjithëse Aleksi spikat për lirshmërinë e tij në ekran, ai nuk nguroi të thoshte se bëhej fjalë vetëm për një shaka./tvklan.al