Dorëhiqet Bejkush Birçe – (23 Shkurt 1999)


Dorëhiqet Bejkush Birçe – (23 Shkurt 1999)

12:35 23/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas Bejkush Birçes do të jetë Hasan Lika njeriu që do ta zëvendësoj atë në stolin e klubit të futbollit Teuta, pas dorëheqjes surprizë dhënë dje në mesditë nga ish-trajneri i skuadrës kombëtare. Caktimi i Likës është bërë nga stafi drejtues i klubit pikërisht mbrëm, ndërsa sot në mesditë, pas prezantimit ai ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën e cila ndodhet në vendin e fundit të renditjes. Por çfarë mendon vetë Birçe për largimin e papritur.

Bejkush Birçe:- “Së pari do të thosha që largimi ose një dorëheqje nuk është një roblem i madh për një trajner, por motivi kryesor është që di të paktën me sinqeritetin e presidentit që ditën e parë që kam ardhur presionet i ka pasur nga më të ndryshmet. Largimi im mund të zbusi dhe gjendjen dhe të lë të qetë edhe presidentin me stafin e tij që të punoj. Teuta ka një ekip në përgjithësi djem të rinj, prandaj duhet të dali dhe të qëndrojë në kategorinë e parë”./tvklan.al






Të ngjashme