Bektashinjtë dhe tradita e teqeve (21 Mars 1999)
1400 vjet më parë në Qabej lindi Muhamet Aliu, Zoti i të gjithë Bektashinjve besimtarë pjesë e Myslimanizmit, motivi bazë i të cilëve është pa Atdhe nuk ka Fe. 22 Marsi dita e lindjes është dhe ditë feste ku një ditë para festës së Novruzit atmosfera në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve duket qartë. Përgatitje dhe ndërtime objektesh të reja që një vit më parë nuk kanë ekzistuar.
Ambienti duhet të kthehet në traditën e dikurshme. Puna këtu bëhet nga besimtarët të cilët kanë ngritur pusin i cili ka ekzistuar që në vitin 1927 nga ku mbushninujë të bekuar baballarët e teqesë . Madje jo vetëm ndërtime që t’i afrohen kohës por në rrethimin e kryegjyshatës janë zbuluar dhe shkallët ekzistuese të cilat do të mbesin po kështu.
Pjesë e traditës së teqeve mbetet shtrimi i ambienteve me kalldrëm. Nesër do të zbulohet edhe busti i Naim Frashërit i cili është parë si pjesë e pandarë e bektashinjve, ku prania e tij bëri që ky besim të quhej shqiptar. Baba Reshat Bardhi uron të gjithë besimtarët.
” Urimi për të gjithë … të jesh një dashuri, një bashkim, një vëllazëri për gjithë njerëzimin mbarë, për jetë më të mirë, më të lumtur.”/tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti