Bektashinjtë në zi, Matemi – (4 Prill 2000)


Bektashinjtë në zi, Matemi – (4 Prill 2000)

19:54 04/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në orën 15 në këtë dhomë, myhypët nisën faljet me rastin e fillimit të 10 ditëve të zisë së Matemit. Sipas ligjeve të Bektashizmit faljet kryen larg shikimit të besimtarëve të tjerë që prisnin jashtë. Në këtë mënyrë sot nisi periudha e sakrificave botërore, ku besimtarët nuk duhet të pijnë ujë e të hanë bulmetra, lejohen vetëm prodhimet që dalin nga toka. Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi shpjegon:

Haxhi Dede Reshat Bardhi:- “Këto ditë zia është për bektashinjt, nuk kemi haengje, dasma, qejfe, nuk matohet kush, kjo është zia. Këto ditët e zisë nuk haet mishi, nuk haet veza, djathi, qumshti, çdogjë që del nga toka haet përveç ujit dhe çdogjë që del nga mishi përveç kosit nuk haet, kjo është zia”.

Pra gjatë këtij 10 ditëshi do të përkujtohet tragjedia e 72 burrave dhe grave në Qerbela, e ndodhur 14 shekuj më parë. Pas tyre vjen dita e hashures./tvklan.al   

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme