Belen Rodriguez në pritje të ëmbël


Belen Rodriguez në pritje të ëmbël

23:20 10/02/2021

Pret fëmijë nga i dashuri i ri

Në kopertinën e revistës italiane “Chi”, modelja dhe showgirl e njohur Bellen Rodriguez ka konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe faktin që po bëhet nënë për herë të dytë.

Rodriguez dhe partneri i saj i ri, Antonino Spinalbese, po presin një fëmijë së bashku. 26-vjeçari Spinalbese është një fotograf dhe stilist i vënë në qendër të vëmendjes së publikut në fund të Gushtit 2020 duke qenë i dashuri i showgirl-it Belen Rodriguez.

Tetë muaj më parë Rodriguez dhe Spinalbese nisën romancën e tyre. “Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”, ka rrëfyer romancën Belen për njohjen me Spinalbese.

Puthjen e parë çifti e shkëmbeu pak ditë pas njohjes dhe Belen e kujton atë moment si më të sikletshmin, duke theksuar se ndihej si gjimnaziste. Ndërkohë ajo ka treguar se është shumë e lumtur që ka zgjedhur një njeri të thjeshtë një stilist te flokëve si partnerin e saj.

“Nuk ka rëndësi fare fakti që ai fiton më pak para se unë”, ka deklaruar Belen.

“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”, ka thënë Rodriguez. 

Në muajin Maj të vitit të kaluar teksa kishte prerë ditën e dasmës, ylli portugez u nda për herë të dytë nga balerini Stefano de Martino me te cilin kishte edhe një djalë.

Romanca e tyre ishte kthyer ne një telenovelë pasi ata u ribashkuan në prill të 2019-ës, pas 4 vitesh pauzë për t’u ndarë sërish.

Klan News






Të ngjashme