Belgët refuzojnë Mbretin Leopoldi II


Belgët refuzojnë Mbretin Leopoldi II

15:22 10/06/2020

E akuzojnë për vrasjen e 10 milionë kongolezëve

Opinioni publik në Belgjikë është i ndarë sa i përket heqjes apo ruajtjes së statujave të Mbretit Leopoldi i dytë. Debati lindi pas dhunimit dhe djegies se tyre në Brukesel dhe qytete të tjera afër tij gjatë protestave të frymëzuara nga vdekja e afro-ameriaknit George Floyd.

Janë dy peticione online. Ai kundër Mbretit ka mbledhur 64 mijë firma dhe ai pro tij 8 mijë. Protestuesit kërkojnë heqjen e statujave pasi sipas tyre Leopoldi i dytë ka vrarë mbi 10 milionë kongolezë në kolonitë afrikane gjatë mbretërimit të tij 23-vjeçar.

Por nga ana tjetër ka një pjesë të mirë që duan të ruajnë figurën e mbretit me argumentin se Leopoldi nuk duhet të dënohet për veprimet e atyre që drejtonin koloninë.

Autoritetet e hoqën statujën të martën për një rinovim të mundshëm, por nuk ishte e qartë nëse ajo do të kthehet në vendin e saj.

Kreu i Bashkisë së Brukselit deklaroi për mediat vendase se kishte plane për të bërë disa ndryshime në zonën ku qëndronte statuja, duke lënë të nënkuptohet që statuja mund edhe të mos vendoset në të ardhmen.

Tv Klan






Të ngjashme