Belgjika dhe Japonia si të barabarta
Që para se të niste Botërori, Belgjika u kuotua si një prej skuadrave favorite. Deri tani nuk ka zhgënjyer teksa është ekipi që ka shënuar më shumë gola. Kësaj radhe belgët duket se janë me këmbë në tokë dhe do ta marrin me seriozitet edhe Japoninë.
Thibould Courtois:
“Nuk mund t’i nënvlerësojmë dhe të mendojmë se fitorja do të jetë e lehtë. Ne ndoshta kemi eksperiencën dhe cilësinë, por Botërori ka qenë plot me surpriza. Ata e kanë mbrojtjen të ngjeshur, dhe do të përpiqen të na godasin me kundërsulm”.
Këtë e dinë mirë edhe japonezët që duket se e kanë studiuar mirë kundërshtarin.
Takashi Inui:
“Ata lënë hapësira më mbrojtje. Ne na duhet të marrim topin dhe të përpiqemi t’i thyejmë. Do të tentojmë nga krahët pasi në qendër janë të pakalueshëm”.
Grupi i lojtarëve të Japonisë po kërkon të bëjë atë që asnjë Kombëtare e këtij vendi nuk e ka bërë më parë, të shkojë në çerekfinale. Për pasardhësit e samurajve ky do të jetë një mision tejet i vështirë.
Tv Klan