Belgjika shkatërron Hungarinë
Hungaria nuk bëri surprizën, si ndaj Portugalisë, në përballjen me Belgjikën. Goli i parë që në minutën e 10 nga Toby Alderweireld i dha Belgjikës qetësinë. 45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat.
Pjesa e dytë filloi më me rritëm për Belgjikën. Kualitetet që ka kjo skuadër nuk mundi t’i përballonte dot Hungaria.
Në minutën e 78 Michy Batshuayi dyfishoi rezultatin për Belgjikën. Dy minuta më pas, shënon edhe Eden Hazard. Ndërsa të gjithë prisnin fërshëllimën e gjyqtarit, Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 90 shënon edhe golin e katërt.
Vlen të kujtohet se Belgjika është një nga favoritët për të fituar këtë europian.
/tvklan.al