Belgjika, vendi më i goditur


Belgjika, vendi më i goditur

23:27 04/05/2020

Belgjika është shteti më i prekur në botë nga kur bëhet fjalë për nivelin e vdekshmërisë së koronavirusit duke llogaritur numrin e përgjithshëm të viktimave, në raport me popullsinë. Deri më tani në Belgjikë janë shënuar 7,844 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 50 mijë të infektuar. Belgjika ka një popullsi prej 11.5 milionë. Kjo do të thotë se 66 njerëz në çdo 100,000 kanë vdekur nga Covid-19. Qeveria belge ka rekomanduar mbajtjen e maskave, por gjatë një vizite në një fabrikë ku ato prodhohen, Ministri i Drejtësisë Koen, pati një moment të sikletshëm teksa përpiqej të vendoste maskën në fytyrën e tij.

Geens fillimisht e vuri maskën në kokën e tij, pastaj te sytë dhe në fund e hoqi fare. Zyrtarët belgë thonë se ata ndryshe nga shtetet e tjera bëjnë numërimin e vdekjeve në spitale plus atyre në azilet e pleqve. Rreth 16% e vdekjeve në këto të fundit u testuan pozitive për koronavirus. Pas një hezitimi të pafalshëm tani i gjithë personeli i azileve të pleqve është pajisur me maska ​​dhe veshje mbrojtëse.

Që nga 18 Marsi, Belgjika mbylli kufijtë dhe dyqanet ndërsa nga sot këto të fundit janë hapur dhe maska do të jetë e detyrueshme në transportin publik. Shkollat ​​do të fillojnë përsëri në 18 maj, me një maksimum prej 10 nxënësish për klasë. Kafenetë dhe restorantet do të hapen pas 8 Qershorit. Udhëtimet jashtë Belgjikës mund të lejohen në fillim të Qershorit nëse nuk ka patur një valë të dytë në raste.

Klan Plus






Të ngjashme