Belgjikë / Arrestohen dy vëllezër për sulmet terroriste
Dy vëllezër të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste janë arrestuar gjatë një operacioni anti-terror në Belgjikë.
Nourredine H, 33 vjeç, dhe vëllai i tij Hamza u arrestuan pas kontrolleve të banesave në Mons dhe qytetin Liege.
Belgjika është ende në gatishmëri të lartë që nga vdekja e 32 personave pas shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion metroje në Mars.
Shumë njerëz të tjerë mbeten të plagosur nga sulmet që pretendohet të jenë kryer nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.
“Në bazë të rezultateve paraprake të hetimit, duket se ka pasur plane për të kryer sulme ne Belgjikë”
– tha kryeprokurori në një deklaratë.
Megjithatë, ai ka shtuar se ende nuk është gjetur asnjë lidhje e vëllezërve me sulmet e Brukselit.
Për dy të arrestuarit do të vendoset ditën e shtunë nëse do të mbahen në paraburgim ose jo.
Aktualisht Belgjika është në alarm sigurie. Nivelet e sigurisë janë rritur në prag të festës kombëtare të saj me 21 Korrik, nga frika se mund të ndodhë një sulm i ngjashëm me sulmin me kamion në Nice të Francës, me 14 Korrik./tvklan.al