Ben Affleck i mahnitur me aftësitë regjisoriale të George Clooney
Ylli i kinematografisë, Ben Affleck, ka përgëzuar mikun e tij, George Clooney, duke e quajtur një prej regjisorëve më të mirë me të cilët ka punuar. Aktori 49-vjeçar shumë shpejt vjen para publikut me rolin protagonist në filmin, “The Tender Bar”, me regji të Clooney. Affleck ka deklaruar se kishte shumë dëshirë të realizonte këtë projekt, pasi puna e mikut të tij prapa kamerave ishte aq e saktë dhe e këndshme, Clooney ka arritur ta bëjë eksperiencën e xhirimeve shumë pozitive për të gjithë.
Për “Entertainment Tonight”, aktori tha: “Ai duhet të më angazhojë për të aktruar krahas tij. Dua të them, fillimisht duhet ta angazhojë veten me rol, e pastaj mua. Ndoshta ky do të jetë veprimi i tij i ardhshëm. Ai është një aktor shumë i zgjuar dhe ajo që kam mësuar për të si aktor, është se George e kupton saktësisht se si ta kalibrojë një rol. Ai vërtetë i kupton pritshëmritë e publikut”.
Sakaq Clooney me humor ka deklaruar se nuk është shumë entuziast të shfaqet përkrah Affleck në ekran, sepse ai do ta bënte të dukej shumë i shkurtër.
“Ben është shumë më i gjatë se unë! Ai më bënë të dukem si Mickey Rooney kur qëndroj pranë tij”.
Clooney ka shtuar se i druhet frikës që përfshirja e tij dhe e Affleck në një projekt, do ta bënte atë një film seksi për shikuesit, teksa dy aktorët janë shpallur nga prestigjiozja “People” si meshkujt më seksi në botë.
Klan News