Ben Blushi dhe Blendi Fevziu “pushtuan” panairin e 19 të librit
Libri i Ben Blushit dhe i Blendi Fevziut, përbëjnë më të shiturit në takimin e 19 me Panairin e Librit. “KM-Kryeministri” dhe “Pushteti” regjistruan numrin më të madh të blera të kopjeve.
Ben Blushi u ble 4 mijë herë ndërsa “Pushteti” i Blendi Fevziut u shit në 3400 kopje, duke bërë që në këtë panair të mbizotërojë letërsia shqipe.
Përveç të dhënës si librat më të shitur, në secilin botim, personazhi kryesor është një kryeministër, që si te “KM-Kryeministri” që ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e vitit 2021 dhe te “Pushteti”, që autori Blendi Fevziu na kthen para 100 vitesh në kohën e Perandorisë Osmane, në fund të secilit rrëfim, kryeministri vetëvritet.
Klasifikimi i më të shiturve vazhdon me letërsinë e huaj, me “Rruga e së keqes” nga Robert Galbraith me 2200 kopje dhe më pas Elena Ferrante me “Mikeshën gjeniale”, e shitur 1950 herë.
Në këtë edicion, në shifra të larta është edhe “Gjemia e mbytur” e shkrimtarit Fatos Kongolit, një libër që ndryshe nga rivalët e tij nuk ishte një titull i ri. / TV KLAN