Ben Blushi emërohet Prefekt i Korçës (4 janar 2001)


Ben Blushi emërohet Prefekt i Korçës (4 janar 2001)

10:36 04/01/2001

Në Korçë u zhvillua ceremonia e prezantimit të Prefektit të ri Ben Blushi. Për të bërë të njohur vendimin e qeverisë për këtë lëvizje, dje ka zbritur drejt qytetit juglindor zëvendësministrisi i Ministrisë së Pushtetit Lokal Blendi Klosi. Të pranishëm kanë qenë deputetë, anëtarë të këshillit të qarkut, drejtues të intitucioneve rajonale, kryetarë të bashkive e komunave, drejtues të pushtetit lokal në këtë rreth juglindor.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe ish Prefekti Bardhi Aliçkolli i cili e përshëndeti dhe uroi homologun e tij. Së bashku do të mbyllim mandatin 4-vjeçar dhe do të piketojmë të ardhmen e Prefekturës së Korçës është shprehur Blushi. Ai premtoi se kjo prefekturë do të mbetet model i qeverisjes lokale në Shqipëri.

Korça nuk ka pse t’i mbajë sytë nga Tirana për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e saj dhe çelësi i zhvillimit të qarkut është bashkëpunimi midis bashkive dhe komunave. Blushi premtoi se do t’i ketë dyert e hapura për të biseduar me drejtues dhe njerëz të thjeshtë dhe se administratën e Prefekturës do t’a kthejë në një ekip të gjallë pune./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme