Benard Kushner konfirmon vizitën e tij në Jugosllavi (9 Tetor 2000)


Benard Kushner konfirmon vizitën e tij në Jugosllavi (9 Tetor 2000)

14:28 09/10/2000

Autonomi substanciale për Kosovën. Ka qenë kjo kërkesa që administratori i Kombeve të Bashkuara Benard Kushner, i bëri mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt dje në Luksemburg. Ai tha se shqiptarët i kanë përshëndetur ndryshimet në Serbi, por kanë rezerva ndaj Koshtunicës për shkak të nacionalizmit të tij.

Kushner theksoi se shqiptarët nuk luftuan vetëm kundër Millosheviç, por kundër serbëve. Sot administratori i Kombeve të Bashkuara për Kosovën viziton Shkupin ku është parashikuar të takohet me zyrtarët më të lartë të Maqedonisë. Në takimet me Presidentin Trajkovski, Kryeministrin Gjeorgjevski dhe ministrin e Jashtëm Dimitro, do të shqyrtohen problemet në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Ndërkohë Presidenti i ri i Jugosllavisë Koshtunica ka ftuar Kushner për një vizitë zyrtare në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga Administrata Civile në Kosovë./tvklan.al






Të ngjashme