Benefitet shëndetësore që sjell konsumimi i tekilës
Tekila është një pije alkoolike e mirë për shumë gjëra, si për shembull për përgatitjen e koktejleve, por sipas kërkimeve më të reja, mund të jetë e mirë gjithashtu për kockat tuaja.
Siç raportohet nga
Science Daily
, një studiues nga Meksika ka gjetur se bima e përdorur për të bërë tekilën përmban substanca të afta për të përmirësuar absorbimin e kalciumit dhe magnezit.
Të dy mineralet janë të domosdoshme për të ruajtur shëndetin e kockave.
Studimi, i cili u zhvillua nga Qendra për Kërkime dhe Studime të Avancuara në Meksikë, tregojnë se minjtë që hëngrën fruktanët nga agavet blu prodhuan gati 50 përqind më shumë osteokalcin, një proteinë që tregon prodhimin e kockave të reja, sesa minj që nuk hëngrën.
Për më tepër, diametri i kockave të tyre rezultoi më i lartë pas tetë javësh konsumimi.
Si e tillë, rezultatet ofrojnë mundësinë e zhvillimit të një trajtimi alternativ për osteoporozën, një sëmundje që thuhet se prek 200 milionë njerëz në mbarë botën.
Kjo nuk është hera e parë që tequila është vlerësuar për përfitimet që sjell për shëndetin e njeriut./tvklan.al