Beni, bamirësi misterioz që dhuron kartëmonedha 100 dollarëshe
Çdo gjë nisin përpara dy vitesh kur Joe Robisnon po kërkonte çmimin e një vazoje në një panair në Oregon, SHBA.
Robinson përmbysi vazon për të parë çmimin dhe prej saj doli një kartmonedhë 100 dollarëshe.
Kur mori në dorë paratë, ai pa se në fund kishte të shkruar një emër: Beni.
“
Ishte një modhenë e re, që nuk kishte dalë shumë na qarkullim dhe emrin dukej fare qartë
”, tha ai për Washington Post.
Por pasi i tregoi historinë njerëzve që ndodheshin aty pranë, për habi të tij, ai mësoi se ky bamirës misterioz që firmoste me emrin Beni, fshihte kartëmonedha 100 dollarëshe kudo në zonën e Salemit, në Oregon.
Paratë ishin gjetur në xhepat e veshjeve në dyqane, në pako me karamele, në çantat e të rinjëve, mandje dhe në pelenat e bebeve.
Sipas një gazetares lokale Capi Lynn, Beni kishte lënë vërdallë rreth 50.000 dollarë.
“
Kam përshtyjpjen që kjo gjë do të vazhdojë deri sa të zbulohet identiteti i vërtetë i tij
”, vijon ajo duke thënë se të shumta kanë qenë raportimet e njerëzve që kanë gjetur paratë dhe që janë prekur shumë nga gjesti i të panjohurit.
“
Duket sikur ai po shpërblen komunitetin, duke u dhënë para që ata i shpenzojnë për të blerë gjërat e dosmodoshme”
./tvklan.al