Bëni kujdes, një infeksion në dhëmb mund të çojë në vdekje


Bëni kujdes, një infeksion në dhëmb mund të çojë në vdekje

10:15 02/02/2017

Një infeksion në dhëmb u kthye shumë shpejt në vdekjeprurës për një të ri në Kaliforni, javën e shkuar.

Vadim Anatoliyevich Kondratyuk, ishte vetëm 26 – vjeç dhe baba i dy fëmijëve të vegjël.

Me profesion kamionist, ai ishte rrugës për në New York kur nisi të kishte dhimbje në gojë. Ai ndaloi në Sacramento dhe vizitoi një dentist, i cili ia pastroi dhëmbin nga infeksioni dhe i dha antibiotikë.

Por kur mbërriti në New York dhimbja u rikthye dhe goja e tij nisi të mbante erë. Vëllai i Kondratyuk, duke parë që situata e tij po përkeqësohej e dërgoi në një spital në Utah, ku mjekët dalluan se infeksioni, nga dhëmbi i 26 – vjeçarit ishte përhapur në të gjithë trupin.

Mushkëritë e Kondratyuk ishin të mbushura me lëngje, duke e bërë të pamundur që të merrte frymë vetë.

Sipas familjarëve të tij, antibiotikët nuk ishin mjaftueshëm të fortë për të luftuar infeksionin dhe zemra e babai të ri u dorëzua.

26 – vjeçari humbi jetën mëngjesin e së hënës./tvklan.al






Të ngjashme