Bënin garë ndërmjet tyre, aksidentohen 4 të rinjtë
Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur në superstradën Korçë–Kapshticë.
Mësohet se katër te rinjtë Erald Gjyli, 26 vjeç, Spartak Çollaku, 24 vjeç, Bledar Çollaku dhe Visar Begolli po bënin garë ndërsa janë përfshirë në aksident ndërmjet tyre.
Sipas policisë, automjetet tip Hyundai me targa të Tiranës dhe Golf me targa greke janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesve, nderkohë që kanë mbetur të plagosur rëndë 4 të rinjtë.
Tv Klan