Beogradi pas fitores së presidentit Koshtunica – (11 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Festa mbaroi dhe tani jugosllavët, duhet të nisin rrugën e gjatë për krijimin e Institucioneve. Vështirësia e parë është shënuar që në negociatat për krijimin e qeverisë së përkohshme jugosllave. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste të udhëhequr nga Sllobodan Milosheviç, u tërhoqën nga bisedimet në shenjë proteste ndaj metodave të përdorura, për heqjen nga postet drejtuese të ish-zyrtarëve, në administratën shtetërore.
Socialistët ende kontrollojnë shumicën e parlamentit dhe presidenti i ri Vojslav Koshtunica, do ta ketë shumë të vështirë të kthejë fitoren e tij elektorale, në një qeverisje efektive demokratike. Ndërkohë ka mbërritur në Beograd i pari diplomat amerikan, që thyen krizën e vendosur mes Amerikës dhe ish-Jugosllavisë, e cila filloi gjatë luftës në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori