Beqaj: Barnat, kemi lehtësuar procedurat e tenderimit
Ministri Shëndetësisë, Ilir Beqaj: "Për ti hequr kompanive barrën administrative, të marrjes së një vërtetimi që një barë është i regjistruar ndërkohë që regjistri i barnave është në Ministri dhe ministri i Shëndetësisë miraton regjistrimin e çdo bari. Ky kusht në fakt ka qenë ndër vite por është vendosur në kohën kur tenderat nuk bëheshin të përqendruar".
Sa i takon sigurisë që do ofrojnë barnat duke hequr nga lista e kritereve autorizimin e prodhuesit, ministri i Shëndetësisë tha:"Nuk mund të ketë për shembull, as nga India, as nga Kina, as nga Rusia, as nga vendet e Afrikës, sepse është pika 6 që ka qenë në dokumenta të tenderit dhe ka ngelur aty dhe është marrë plotësisht nga ligji i barnave. Duke lënë të kufizuar gjeografinë nga e cila mund të jetë garancia e barnave do të thotë se ne garantojmë mos cënimin e sigurisë së barnave".
Lehtësimi i kritereve në procedurat e tenderimit për barnat spitalor sipas ministrit të shëndetësisë do të mundësojë një furnizim më të mirë me medikamentë spitalet e vendit.tvKlan