14:14 21/05/201410 shërbime spitalore të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, nefrologjisë dhe implanti koklear, do të ofrohen falas për të gjithë pacientët. Pas hartimit të kostove reale, të këtyre shërbimeve, qeveria ka miratuar finacimin e tyre në masën 100% nga fondi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore.Në rast se këto shërbime nuk ofrohen në qendrat spitalore publike ato do të ofrohen falas në spitalet private.Pas miratimit të vendimit të qevrisë, do të jetë fondi i sigurimeve të detyrueshme shëndetësore që do të hartoj protokollet mjekësore Brenda 30 ditëve, në mënyrë që të nisin puna për dhënien e shërbimit pacientëve që e përfitojnë.Tv Klan